Rreth orës 22:20, tri vajza të mitura janë ndaluar nën dyshimin se kanë tentuar të arratisen nga strehimorja në Lipjan, ku ishin të vendosura për rehabilitim.

Të miturat janë intervistuar në praninë e punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe avokatit mbrojtës.


Për rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti është cilësuar si "Arratisje e personit të privuar nga liria, e mbetur në tentativë" dhe është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/