Tri shtete ende nuk i kanë shpallur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane

Numërimi i votave po vazhdon në tre shtete ku ende nuk është parashikuar asnjë rezultat.
Joe Biden dhe Donald Trump janë në pritje të rezultateve presidenciale amerikane, të cilat u mbajtën më 3 nëntor.
Demokrati Biden aktualisht është duke udhëhequr dhe është shpallur si fitues gjersa Trump po e konteston legjitimitetin e zgjedhjeve, raporton bbc.
Tri shtete ende nuk i kanë shpallur fituesit, por të cilat nuk dihet nëse do të ndryshojnë rezultatin përfundimtar.
Arizona - të cilën disa rrjete amerikane e kanë shpallur fitues Joe Bidenin - ka 11 vota të kolegjit elektoral
Biden po kryeson me 49,4 për qind - 1,663,447 vota
Donald Trump ka 49.1 për qind - 1.651.812 vota
Deri më tani janë numëruar 99 për qind të votave.
Georgia - ku Biden ka kaluar Trumpin - ka 16 vota të kolegjit elektoral
Biden po kryeson me 49.5 për qind - 2,471,981 vota
Trump ka 49.2 për qind - 2,457,924 vota
Deri më tani janë numëruar 99 për qind të votave.
Karolina e Veriut - ku Trump po udhëheq - ka 15 vota të kolegjit elektoral
Trump po kryeson 50 për qind - 2,736,881 vota
Biden ka 48.7 për qind - 2,663,605 vota
Deri më tani 98 për qind e votave janë numëruar. /Telegrafi/





















































