Nuk ka rëndësi nëse ata janë duke qëndruar në radhë për të shkuar në tualet, duke shijuar pushimet, duke porositur një sandviç ose duke filluar një punë të re – disa njerëz mund të bëjnë miq kudo dhe kurdo
Këto janë tre shenjat e zodiakut të cilat po i le dy minuta vetëm, do i gjesh duke shkëmbyer Instagramin me një person krejtësisht të huaj:
Binjakët
Falë planetit të tyre sundues, Mërkurit, i cili drejton komunikimin, Binjakët kanë një aftësi natyrale për të bërë miq. Në vend që të vendosin kufjet e tyre dhe të shijojnë fluturimin, për shembull, ata do të kthehen nga ju dhe të nisin t’ju pyesin për shpresat dhe ëndrrat tuaja.
Binjakët janë thjesht miqësorë nga natyra. Si një shenjë ajri, ata janë gjithashtu energjikë dhe karizmatikë, një tipar që fshihet te të tjerët. Edhe nëse mendoni se nuk jeni në humor për të folur, një Binjak do të gjejë një temë argëtuese.
Kjo shenjë është gjithashtu e zgjuar, që do të thotë se mund t’i bëjë njerëzit të qeshin – një mënyrë e sigurt për të ndihmuar të huajt të ndihen të afërt dhe të lidhur – dhe mund t’i bëjnë momentet më të mërzitshme të ndjehen emocionuese, shkruan Bustle.
Peshorja
Peshorja ka zemrën më të madhe dhe përfshin çdo njeri pa përjashtim në energjinë e vet. Si një shenjë e sunduar nga Afërdita, planeti i dashurisë, ata janë gjithmonë në kërkim për një mik tjetër për t’ia shtuar “koleksionit” të tyre.
Ashtu si Binjakët, ata janë gjithashtu shenja ajri që nuk kanë asnjë grimë ndroje në trupin e tyre. Një Peshore do të bëjë miq në një bar, me njerëzit pranë vetes në një kafene dhe do të miqësohet me të gjithë njerëzit që shohin në një ditë krejt monotone.
Kjo është për shkak se Peshoret dinë se si ta vazhdojnë një bisedë dhe ata janë gjithashtu shumë argëtues. Njerëzit duan të jenë miqtë e tyre sepse ata dinë si t’ia kalojnë mirë. Qoftë në një shëtitje, në punë ose duke pritur në radhë për një koncert, ata gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për të nisur një bisedë dhe për t’i bashkuar të gjithë njerëzit.
Shigjetari
Për Shigjetarin, nuk ekziston një gjë e tillë si “të paturit shumë miq”. Ata duan që rrethi i tyre shoqëror të jetë sa më i madh, ashtu si planeti i tyre sundues Jupiteri, i cili përfaqëson fatin, shtrirjen dhe aventurën. Kjo mendësi, “sa më shumë aq më mirë”, do të thotë se ata kanë shumë miq të ngushtë, si dhe të shtrirë në mbarë globin.
Si shenja zjarri, Shigjetarët kanë shumë energji, gjë që i nxit ata të fillojnë biseda me të huaj të rastësishëm. Ata janë gjithmonë të gatshëm të lidhen dhe të kenë biseda të thella, edhe nëse e dinë se nuk do t’ju shohin më.
Shigjetarët kureshtarë dhe që kërkojnë njohuri do të bëjnë gjithçka për të takuar njerëz të rinj dhe për të dëgjuar perspektiva të reja, jo vetëm si një mënyrë për të zgjeruar horizontet e tyre, por edhe për të ndërtuar komunitetin e tyre. Sigurisht, atyre u pëlqen edhe të kalojnë mirë. Nëse ata janë jashtë një të premte mbrëma, ka një shans të mirë që të gjejë një ose dy miq të rinj – dhe shumë prej tyre do të qëndrojnë me ta për gjithë jetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pastrojeni gëlqeren në ibrik me ndihmën e këtij përbërësi

Katër shenja të zodiakut që nuk zbulojnë kurrë gjithçka që mendojnë

Ku prodhohen vërtet mallrat e markave luksoze? TikTok është vërshuar me video që supozojnë se produktet bëhen në Kinë e shiten shtrenjtë në tregje tjera

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

Pastrojeni gëlqeren në ibrik me ndihmën e këtij përbërësi

Ku prodhohen vërtet mallrat e markave luksoze? TikTok është vërshuar me video që supozojnë se produktet bëhen në Kinë e shiten shtrenjtë në tregje tjera

A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

Katër shenja të zodiakut që nuk zbulojnë kurrë gjithçka që mendojnë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura