Përktheu dhe përgatiti: Bajram Karabolli
SEKRETI I DASHURISË
Ndërsa shfletonte “dosjen” e martesave, djalli, i habitur dhe i zemëruar, vuri re se kishte mbetur ende një çift në tokë, i cili jetonte në dashuri dhe në harmoni.
Vendosi t’i vizitonte dhe ta korrigjonte këtë përjashtim. Në të vërtetë, ishte një çift i zakonshëm: sidoqoftë, të dy falnin aq shumë dashuri sa, dukej sikur midis tyre ishte një pranverë e përjetshme.
Djalli donte të dinte sekretin e asaj dashurie.
– Nuk ka kurrfarë sekreti, – shpjeguan të dy. – Ne e përjetojmë dashurinë tonë si një garë: kur njëri nga ne gabon, fajin e merr tjetri; kur njëri prej nesh bën diçka të mirë, lavdërimet i merr tjetri; kur njëri nga ne vuan, përdëllimin e merr tjetri; kur njëri nga ne është i lumtur, kënaqësia është e tjetrit. Përfundimisht, ne gjithmonë jemi në garë për të parë kush arrin më parë.
Djallit e gjitha kjo iu duk një marrëzi. Dhe u largua prej tyre, pa u bërë keq. Dhe kjo është arsyeja pse ende mund të ketë çifte të lumtur në tokë.
NJERIU PA TRU
Në kohërat e lashta, një ushtri e huaj rrethon kryeqytetin e një mbretërie të Magrebit. Sulltani urdhëron trupat e tij të hidheshin në sulm për të çliruar qytetin. Një burrë i pasur dhe i rëndësishëm dëshiron të bashkohet me ushtarët. Dhe komanda e pranon.
Ushtria çlirimtare rrethon qytetin dhe depërton në muret rrethues. Njeriun e pasur e godet një shigjetë, mu në kafkë, dhe e rrëzon nga kali. Ushtria e çliron kryeqytetin. Pas fitores, mjeku i Sulltanit viziton të plagosurit. I vjen radha për vizitë edhe njeriut me shigjetë në kokë. Mjeku, pasi e viziton dhe e vëzhgon me kujdes, i thotë ndihmësit të tij:
– Nëse ia heqim shigjetën ngadalë, rrezikojmë që, në të njëjtën kohë, t’i dëmtojmë edhe një pjesë të trurit. Atëherë, ky fatzi do të vdes, menjëherë. Por, nëse arrijmë t’ia heqim me një tërheqje të fortë dhe të shpejtë, ky njeri do të mbijetojë.
– Doktor, hiqeni si të doni shigjetën. Mos kini frikë se mund të vdes. Ju siguroj, doktor, se shigjeta nuk ka si të ma dëmtojë trurin, – thotë njeriu me shigjetë në kokë.
– Nga e di ti këtë? – pyet, i habitur, doktori.
– E di shumë mirë, sepse unë nuk kam tru. Ju siguroj për këtë, doktor.
– Si është e mundur?
– Është shumë e thjeshtë: nëse do ta kisha tru, nuk do të kisha kërkuar të merrja pjesë në luftë.
LIGJI I SULLTANIT PËR BREKËT
Në kohën kur Perandoria Osmane kishte pushtuar Arabinë, Sulltanin e informojnë se arabët, poshtë brekusheve të gjera, të gjata dhe të bardha nuk mbanin brekë.
Atëherë, Sulltani vendos dhe nxjerr një ligj që të dënoheshin të gjithë meshkujt që kapeshin pa brekë.
Gjatë një kontrolli, kapet një arab pa brekë. E ndalin dhe e çojnë në gjyq. Dhe ja si zhvillohet gjyqi:
Gjyqtari: I pandehur, si e ke emrin?
I pandehuri: Abdulhamid.
Gjyqtari: Po mbiemrin, i pandehur?
I pandehuri: Abdurrahman.
Gjyqtari: Jeni i martuar?
I pandehuri: Po, i martuar.
Gjyqtari: Sa gra keni?
I pandehuri: Gjashtë gra.
Gjyqtari: Sa fëmijë keni?
I pandehuri: Me gruan e parë kam dymbëdhjetë fëmijë, me të dytën nëntë fëmijë, me të tretën dhjetë fëmijë, me te katërtën tetë fëmijë…
Gjyqtari nuk e lë të vazhdojë më tej dhe i komunikon vendimin: Gjykata, pasi dëgjoi dëshminë e të pandehurit Abdulhamid Aburrahman, i cili ka kryer deliktin e të ndenjurit pa brekë, vendosi ta falë, për faktin se ky nuk ka pas kohë t’i vesh brekët. Vendimi është i formës së prerë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri
PAGJUMËSI
DREJTËSIA!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre