LAJMI I FUNDIT:

Tri ndeshje – tri fitore, Peja triumfon edhe ndaj Rahovecit

Tri ndeshje – tri fitore, Peja triumfon edhe ndaj Rahovecit
(Foto: basketbolli.com)

Peja ka shënuar fitoren e tretë në Art Motion Superligë, duke mundur Rahovecin me rezultat 101-80 (23:23, 24:13, 27:20, 27:24).

Periudha e parë ishte shumë e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 23:23.

Në periodën e dytë nisi shkëputja e Pejës, ku mysafirët disa herë afruan rezultatin, por në fund të kësaj pjese, pejanët arrijnë epërsinë më të lartë, 47-36, sa përfundoi pjesa e parë.


Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 63:42, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 74:56. Në 10 minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime dhe Peja triumfoi 101-80.

Te Peja u dalluan Henrik Sirko me 20 pikë e 11 kërcime dhe Erdem Ilter me 16 pikë, 6 kërcime e 9 asistime, kurse te Rahoveci u dalluan Milik Yarbough me 25 pikë e 10 kërcime dhe Altin Morina me 15 pikë, 5 kërcime dhe 10 asistime.

Peja ka tri fitore, kurse Rahoveci një fitore dhe dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori