Përpara se t’i shihni metodat shtëpiake për t’i rritur flokët më shpejt, fillimisht është e rëndësishme ta kuptoni se sa shpejt rriten flokët në mënyrë natyrale
Sipas ekspertëve amerikanë, flokët rriten rreth 1.25 centimetra në muaj.
Megjithatë, shpejtësia me të cilën rriten flokët varet nga gjenetika dhe forma e gjëndrave të flokëve – p.sh. flokët aziatike janë më të trashat nëse krahasohen me flokët e njerëzve afrikanë dhe kaukazianë.
Sidoqoftë, përveç se duhet të keni kujdes të mos përdorni produkte që jua dëmtojnë flokët dhe të ushqeheni mirë, ka edhe disa ilaçe shtëpiake për rritje të shpejtë të flokëve, transmeton Telegrafi.
Rritni flokët shpejt me vaj kokosi
I përbërë me acide të ndryshme yndyrore, vaji i kokosit i penetron flokët më shpejt dhe më thellë sesa çdo zbutës tjerë, dhe për shkak se është 100% natyral ju mund ta përdorni atë sa herë të doni pa i dëmtuar flokët.
Këto janë disa prej përfitimeve që vaji i kokosit i ka në flokët tuaj:
– E stimulon rritjen e flokëve duke penetruar thellë në gjëndra
– Shërben si hidratues i mahnitshëm për flokët e thara
– I shkëlqen flokët
– E redukton humbjen e proteinave në flokë – është i vetmi vaj që e bën këtë
– Përmban veti antibakteriale për një skalp më të shëndetshëm.
Rritja e flokëve me aloe vera
Aloe vera ka veti të mahnitshme që mund të përdoren për shumë ilaçe tjera shtëpiake.
Sa i përket çështjes së flokëve, aloe vera mund t’i forcojë dhe riparojë ato, e promovon rritjen e flokëve, e pastron skalpin dhe të gjitha këto e përmirësojnë shëndetin e flokëve.
Provoni ta aplikoni aloe veran në skalp dhe ta masazhoni nëpër flokë. Lëreni aty një orë para se t’i lani flokët.
Rritja e flokëve me vezë
Të gjithë e dimë se vezët janë të mira për trupat tonë, por a e keni ditur se flokët dhe lëkura jonë i adhurojnë vezët?
Vezët janë të mbushura me shumë nutrientë, duke përfshirë biotinë, vitaminë A, D dhe foliat – shumica prej të cilave gjenden në flokë.
Një tretman i flokëve e vezë mund ta inkurajojë rritjen dhe t’i parandalojë dëmtimet.
Përzieni dy të verdhë të vezës me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe aplikojeni produktin në flokë.
Lëreni ashtu për 20 minuta pastaj pastroni flokët me ujë të ftohët dhe shampon. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Hormoni i shtatzënisë: Çfarë është Beta h-CG dhe si ndryshohen vlerat e saj!
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Edemet (ënjtja) e duarve dhe këmbëve pas lindjes
A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre