LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra se si mund ta përdorni uthullën e mollës për lulet

Tri mënyra se si mund ta përdorni uthullën e mollës për lulet

Përdorimet dhe përfitimet e uthullës së mollës janë të panumërta.

Falë vlerave shëndetësore, uthulla e mollës është bërë pjesë e pandashme e kuzhinës.

Ajo është efikase jo vetëm për lëkurën dhe flokët por edhe për shtëpinë dhe kopshtin.

Ja disa mënyra se si mund ta përdorni:

Uthulla për fertilizim

Uthulla mund të përdoret për fertilizimin dhe mirëmbajtjen e bimëve. Duke qenë se ajo ka përmbajtje të lartë aciditeti, rekomandohet që të përdoret tek bimët që lulëzojnë më mirë në ambient me aciditet të lartë siç janë boronica apo gardenia. Në një bidon 30 litrash hidhni 300 ml uthull molle dhe pjesën tjetër mbusheni me ujë. Sipas të dhënave të, uthulla duhet tretur në shumë ujë që të mos të dëmtojë bimët.

Aroma e kësaj luleje ndihmon te problemet me ankthin dhe pagjumësinë, por edhe kundër fobive
Lexo po ashtu Aroma e kësaj luleje ndihmon te problemet me ankthin dhe pagjumësinë, por edhe kundër fobive

Hidheni tretësirën në pjesën e rrënjëve duke përdorur një shishe spërkatëse. Kujdesuni që tretësira të mos prekë pjesën e sipërme të bimës por vetëm atë të nëndheshme. Për fertilizim duhet të përdorni uthull të pafiltruar, shkruan AgroWeb.

Kundër mizave të frutave

Ju mund t’i mbroni frutat e kopshtit duke krijuar një solucion me uthull molle dhe sheqer. Përzieni në një enë një gjysmë gote me uthull molle, çerek filxhan çaji me sheqer një gotë me ujë. Tretësirën hidheni në disa kanaçe të prera në gjysmë të lidhura me njëra tjetrën në një tel të hollë. Varini ato në pemët frutore dhe mizat do të bien në kurth.

Pastrimi i mjeteve të kopshtarisë

Shumë prej mjeteve të përdorura në kopshtari ndryshken shpejt, ndaj ju mund të përdorni uthullën e mollës për t’i pastruar ato.

Mjafton t’i spërkasni zonat e ndryshkura me uthull molle dhe t’i lini për disa minuta e më pas ndryshku zhduket. Nëse janë shumë të ndryshkura atëherë duhet t’i fusni në një enë të madhe e të thellë të mbushur me ujë e uthull molle.