Sa herë ju ka ndodhur që të jeni zgjuar me mendime të turbullta nga ëndrrat e çuditshme, gati dhe surreale që keni parë natën në gjumë?
Shpesh, ëndrrat thonë ekspertët janë zgjatim i ngjarjeve që ndodhin gjatë ditës ose një reflektim për të ardhmen.
Kërkimet e fundit në fushën e ëndrrave kanë zbuluar disa fakte interesante rreth episodeve që na “vizitojnë” natën në gjumë dhe sesi ato mund të shërbejnë për funksione specifike që ndihmojnë mirëqenien dhe funksionimin tonë të përditshëm.
Nëse një ëndërr që keni parë kohët e fundit ju ka shkaktuar konfuzion, këtu janë disa teori interesante për faktin se pse ne ëndërrojmë:
Ëndrrat përpiqen të parashikojnë të ardhmen
Truri ka aftësi për imagjinuar dhe simuluar përvoja që mund të ndodhin në të ardhmen e dikujt dhe kjo ka të bëjë me një vendim të rëndësishëm, qëllime, planifikime, emocione, etj.
Një studim i vitit 2021 për ëndrrat aplikoi “hipotezën e simulimit të së ardhmes”. Rezultatet treguan se mendja jonë kombinon fragmente të ndryshme të përvojave të kaluara në simulime imagjinare të së ardhmes.
Studiuesit zbuluan se ëndrrat lidhen me kujtimet e së kaluarës ose me ngjarje specifike të së ardhmes, shkruan Forbes.
Ëndrrat nuk janë të rastësishme
Një studim i botuar në “Journal of Neuroscience” gjeti prova se truri ynë rrit në mënyrë selektive kujtimet që priten të jenë të rëndësishme në të ardhmen. Ëndrrat lidhen më shumë me natyrën e ngjarjeve se me kohëzgjatjen e tyre.
Përvojat e përditshme në të cilat kalojmë pjesën më të madhe të kohës, si leximi apo puna në kompjuter janë më kuptimplota në krahasim me ndërveprimet sociale dhe përvoja të tjera jo shumë të rëndësishme për ëndërrimtarin.
Studiuesit zbuluan se ëndrrat priren të përsërisin këto tema dhe ngjarje në faza të ndryshme të gjumit. Kjo jep ndjesinë e asaj që ne në mënyrë të pandërgjegjshme përpiqemi të përpunojmë ose të jetojmë në të ardhmen, citon Anabel.
Ëndrrat përmirësojnë funksionin njohës
Një studim i botuar në “PLOS ONE” zbuloi se ëndrrat ndikojnë në forcimin e kujtesës gjatë kohës që truri është në gjumë, ndërsa riorganizohet informacioni për ngjarje të së kaluarës ose problemet e së ardhmes.
Ëndrrat ndikojnë në aftësinë tonë për të mësuar dhe për të bërë detyrat. Në një studim të vitit 2018, pjesëmarrësit treguan se ëndrrat e lidhura me detyrat sollën përmirësim të kujtesës më shumë sesa tek ata persona që nuk ëndërruan për detyra të caktuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës