LAJMI I FUNDIT:

Tri lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Tri lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e saj në lagjet “Velania”,”Dodona” dhe “Sofali” në Prishtinë, do të mbesin pa ujë të pijes për shkak të një defekti teknik.

“Kontraktorët tanë në bashkëpunim me stafin e KRU-Prishtina po punojnë intensivisht në zgjidhjen e problemit, ku presim që deri në orën 14:00 të vazhdojmë me furnizim të zakonshëm me ujë të pijshëm” thuhet në komunikatën e ujësjellësit “Prishtina”. /Telegrafi/