Vendimi i djeshëm për të shtyrë Kampionatin Evropian ishte një lajm i mirë për përfundimin e mundshëm të Serisë A dhe Coppa Italia. Këtu janë hipotezat e ndryshme të sugjeruara në mediat italiane.

Euro 2020 u shndërrua dje (e martë) në Euro 2021 dhe zgjidhi disa nga implikimet me të cilat përballen Ligat Evropiane aktualisht të pezulluara për shkak të emergjencës së krijuar nga përhapja e sëmundjes ngjitëse të coronavirusit.


Shpresat për një përfundim të drejtë për ligën janë forcuar me vendimin e UEFA-s dhe Serie A mund të jetë në gjendje të vazhdojë sa më normal që nga java e 26-të.

Në teori, kanë mbetur 12 javë, por disa ekipe kanë vetëm nga 25 ndeshje dhe do të duhet të rimarrin një ndeshje të 13-të gjatë hipotezave më poshtë.

Të gjithë mediumet dhe njohësit e sportit në Itali po sugjerojnë se nëntë ndeshje do të zhvillohet gjatë fundjavës dhe katër tjera të planifikuara për mesjavë.

Hipotezat për rinisjen e Serie A 2019-20: Hipoteza 1:Rinis - 2 maj Përfundon - 28 qershorHipoteza 2:Rinis - 9 maj Përfundon - 5 korrikHipoteza 3:Rinis - 16 maj Përfundon - 12 korrikHipoteza për Coppa Italia:Ndeshjet kthyese gjysmëfinale - 20 maj dhe 21 maj Finalja - 18 qershor/Telegrafi/

telegrafi sport app