Treshja, gati me raportin i cili nuk përmban asnjë konkluzion a mesazh

Por, para se t’i raportohet Ki-Moonit, raporti, së pari, do t’u bëhet i njohur edhe Prishtinës e Beogradit, më 3 dhjetor. Ndërkohë, një ditë para raportimit te Sekretari i Përgjithshëm, Treshja do të raportojë edhe para vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit.
Ndërmjetësi rus në këto bisedime, Alexander Botsan-Kharchenko, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, RIA Novosti, se raporti nuk do të përmbajë asnjë konkluzion apo mesazh, sepse një gjë e tillë nuk është në mandatin e Treshes.
Edhe përkundër kësaj, Kharchenko, ka akuzuar palën kosovare e cila, sipas tij, nuk kanë qenë fare fleksibile në negociata sepse, ka insistuar vetëm në pavarësi ndërsa, pala serbe, ka dalë me propozime të reja dhe konkrete.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































