LAJMI I FUNDIT:

Treshja e liderëve evropianë tregojnë hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin për ta ndihmuar Ukrainën

Treshja e liderëve evropianë tregojnë hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin për ta ndihmuar Ukrainën

Mes shqetësimeve në rritje se zvogëlimi i mbështetjes nga Perëndimi do t’i lejojë Rusisë të fitojë një avantazh vendimtar në konfliktin me Ukrainën, liderët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë janë zotuar sot të ofrojnë më shumë armë për Kievin dhe të rrisin prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mirëpriti presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak, Donald Tusk në një samit të quajtur “Trekëndëshi i Weimarit”.

Scholz tha në një konferencë shtypi pas takimit se kishte diskutuar të mërkurën me Volodymyr Zelenskyn se për çfarë mbështetje kishte nevojë, raporton skynews.


Dy rajone kufitare ruse "tani zona luftarake aktive" - çfarë po ndodh atje dhe cili është versioni i Rusisë?
Lexo po ashtu Dy rajone kufitare ruse "tani zona luftarake aktive" - çfarë po ndodh atje dhe cili është versioni i Rusisë?

“Ai e di se mund të mbështetet tek ne dhe ne po ripërtërijmë këtë sinjal të mbështetjes për Kievin. Por, një sinjal i qartë shkon edhe për Moskën – presidenti rus duhet të dijë se ne nuk do të heqim dorë nga mbështetja jonë për Ukrainën”, shtoi lideri gjerman.

Scholz pohoi se “menjëherë do të prokurojmë edhe më shumë armë për Ukrainën, në tregun e përgjithshëm botëror”.

“Së dyti, prodhimi i pajisjeve ushtarake do të zgjerohet, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me partnerët në Ukrainë”, shtoi kancelari gjerman dhe shtoi se do të krijohet një “koalicion i ri për artilerinë e raketave me rreze të gjatë”.

"Po digjet bukur": Pamje që tregojnë se si luftëtarët rusë pro-Ukrainës hedhin në erë depot e municioneve të Putinit
Lexo po ashtu "Po digjet bukur": Pamje që tregojnë se si luftëtarët rusë pro-Ukrainës hedhin në erë depot e municioneve të Putinit

Macron ripohoi mbështetjen e Francës për një plan të iniciuar nga Çekia për të blerë municione dhe predha jashtë Bashkimit Evropian, por gjithashtu nuk dha detaje.

“Ne duam të shpenzojmë paratë tona, ne duam të ndihmojmë në çdo mënyrë të mundshme … këtu dhe tani, në mënyrë që situata e Ukrainës në javët dhe muajt e ardhshëm të përmirësohet, jo më keq”, shtoi Tusk.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori