Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, në një intervistë për gazetën “Zërin” u ka bërë apel institucioneve të shtetit që sa më parë ta miratojnë Ligjin për “Trepçën”, i cili garanton statusin zhvillimor, në mënyrë që më të mos punohet më me logjikën e mbijetesës. Ai garanton se me definimin e statusit, “Trepça” do të jetë fuqi reale ekonomike në vend.
Ai ka thënë se “Trepça” tani është me një status të mbijetesës, nuk është status zhvillimor.
“Në vazhdën e obligimeve tona që na takojnë, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet, punët, angazhimet, sugjerimet profesionale që të vijë deri te një status zhvillimor. Kemi pasur takime të shumta me nivelin qendror, me bartësit e institucioneve, qoftë të Qeverisë apo të Parlamentit, dhe pasi kemi bërë edhe tryeza shkencore, me gjithë potencialin kuadrovik që është brenda dhe jashtë, e që janë të lidhura me “Trepçën”, kemi dalë me konkluzione dhe rekomandime mbi statusin zhvillimor çfarë duhet ta ketë “Trepça”, sugjeruar me një konsensus maksimal të të gjithë potencialit kuadrovik. Pastaj pasoi formimi i një komisioni ndërministror për një draftligj për statusin e ‘Trepçës’, kemi qenë edhe ne edhe përfaqësuesi i Sindikatës, kuadrot e tjera të ‘Trepçës’ dhe përfaqësues të institucioneve qendrore. Është bërë një draftligj i cili është përcjellë në Qeverinë e Kosovës dhe tani presim procedimin e tij në Kuvendin e Kosovës. Kemi një dakordim dhe konsensus të të gjitha subjekteve politike dhe grupeve parlamentare që Ligji për ‘Trepçën” të trajtohet me emergjencë dhe konform interesave të vendit. Draftligji i ka arritur objektivat që i pretendojmë për një status zhvillimor dhe presim që sa më shpejt ligji të miratohet”, tha ai. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite