LAJMI I FUNDIT:

Trepça shumë e fortë për Ponte Prizrenin

Trepça shumë e fortë për Ponte Prizrenin

Trepça ka vazhduar me ndeshje pozitive, duke mundur Ponte Prizrenin 60:88 (9:21, 20:26, 14:15, 17:26), në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës.

Takimi që faktikisht u zhvillua në Mitrovicë, nisi më mirë për ‘Xehetarët’, me një seri të jashtëzakonshme prej 3:19, ndërsa çerekun e parë e fituan 9:21.

Kjo u ndihmua shumë në vazhdim të ndeshjes, pasi ruajtën epërsinë për të mos e rrezikuar deri në fund. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë për të ngritur edhe më shumë epërsinë, duke shkuar në pushim me rezultat 29:47.


Perioda e tretë ishte e baraspeshuar, ku prizrenasit tentonin të ngushtonin rezultatin, kurse mitrovicasit shkëputjen, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 43:62. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Trepça triumfoi bindshëm 60:88.

Te prizrenasit më i dalluari ishte Urim Zenelaj me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te mitrovicasit më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.

Ponte Prizreni numëron shtatë fitore e 15 humbje, ndërsa Trepça ka 13 fitore e nëntë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Ndërkombëtare
Jo vetëm thirrjet ndaj Asensios, edhe për Vini Jr pati thirrje raciste

Jo vetëm thirrjet ndaj Asensios, edhe për Vini Jr pati thirrje raciste

La Liga
Kalo në kategori