LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 kalon tutje në Kupën e Kosovës, fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Feronikeli ‘74

Trepça ’89 kalon tutje në Kupën e Kosovës, fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Feronikeli ‘74

Trepça ’89 është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndonëse në fushë u mposht nga Feronikeli 74.

Klubi mitrovicas kishte paraqitur ankesë duke pretenduar se Feronikeli 74 ka aktivizuar lojtarë që nuk janë regjistruar sipas rregullores për regjistrimin, statusin dhe transferimin e lojtarëve.

Feronikeli 74 kishte fituar 1-0 ndeshjen e një të tetës së finales së Kupës së Kosovës, të luajtur më 4 shkurt në Drenas.


Ai rezultat fillimisht nuk ishte regjistruar nga Komisioni i Garave, ndërsa të martën ky Komision e ka regjistruar me rezultat zyrtar, 3-0, në të mirë të ekipit mitrovicas.

“Miratohet si e bazuar ankesa e Trepçës ’89 dhe ndeshja e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës Feronikeli 74 – Trepça ‘89 regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Trepçës ’89”, shkruan në vendim.

Komisioni i Garave ka konfirmuar se për klubin nga Drenasi në atë ndeshje kanë luajtur pa të drejtë Armend Blakqori, Donat Hasani, Fitim Susuri, Adem Maliqi, Endrit Baholli dhe Shpresim Zogu.

Sipas Komisionit, deri më 4 shkurt nuk kishte njoftim për regjistrimin e këtyre lojtarëve përmes platformës FIFA Connect.

Feronikeli ’74 luan në Ligën e Parë të Kosovës. Është klub i ri në fakt, që shfrytëzon të gjitha asetet e klubit nga Drenasi, Feronikeli, zyrtarisht i shuar. Feronikeli ’74 ka startuar me gara në Ligën e Parë, falë një fuzionimi që vazhdon të mbetet shumë i dyshimtë. Klubi i sapoformuar ishte fuzionuar me klubin Fortuna të Ligës së Dytë dhe me një vendim të pasqaruar ndonjëherë nisi garat në Ligën e Parë.

Feronikeli 74 është lider në Grupin A të Ligës së Parë dhe në rrugë të mirë për kalim në Superligë.

Trepça ’89 garon në Superligë dhe është në garë për mbetje në elitë.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori