Trepça '89 dhe Drenica luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Trepça '89 dhe Drenica do të takohen në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Dy skuadrat do të përballen në stadiumin 'Riza Lushta' në Mitrovicë në derbin rajonal që gjithmonë sa herë zhvillohet është shumë interesant.
'Minatorët' në këtë takim vijnë pas barazimit që morën në kryeqytet ndaj Prishtinës në një sfidë që shkëlqyen.
Ndërkohë mysafirët nga Skenderaj nuk dinë për humbje në katër ndeshjet e fundit dhe kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Formacionet zyrtare:Trepça '89: Kaçiu, Ameworlorna, Hana, Dushi, Sahiti, Nimani, Oyekanmi, Gashi, Pllana, Mba.
Drenica: Shala, Lushtaku, Hoti, Bejta, Agyare, Neziri, Dervishaj, Thaçi, Zeka, Gavazaj, Ahmeti.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































