Një tren në Delhi të Indisë u shndërrua në një arenë mundjeje kur dy burra filluan të shkëmbenin grushte.

Videoja e incidentit është bërë virale në rrjete sociale.


Pamjet e grindjes janë postuar në X nga llogaria Ghar Ke Kalesh.

Videoja e regjistruar nga një pasagjer tjetër, tregon një grindje verbale midis dy burrave që shpejt u shndërrua në dhunë fizike ndërsa ata shtyjnë dhe godasin njëri-tjetrin.



Një pjesë e përdoruesve theksonin se incidente të tilla ishin një dukuri e rregullt në metronë e Delhit.

"Një ditë shumë normale në metronë e Delhit", tha një përdorues. /Telegrafi/