Trendi i ri në TikTok - “Teoria e aeroportit”

Një trend i ri në TikTok, i quajtur “teoria e aeroportit”, po inkurajon udhëtarët të shkojnë në aeroport vetëm 15–20 minuta para ‘check-in’ për të testuar nëse arrijnë ta kapin fluturimin.
Disa tregojnë se ia kanë dalë, por ekspertët paralajmërojnë se kjo është shumë e rrezikshme dhe jo e mençur.
Sipas specialistëve, kjo strategji funksionon vetëm në raste shumë të veçanta – si kur ke vetëm bagazh dore, je në një aeroport të vogël dhe ke fat.
Në shumicën e rasteve, rrezikon të humbasësh fluturimin, të paguash më shumë dhe të përjetosh stres të panevojshëm.
Ekspertët këshillojnë të mbërrini:
2 orë për fluturimet brenda vendit,
3 orë për ato ndërkombëtare.
Ata theksojnë se është më mirë të presësh i qetë në aeroport sesa të vraposh në panik dhe të humbasësh aeroplanin. /Telegrafi/
@michael.dicostanzo Can Airport Theory survive the world’s BUSIEST airport?? 👀✈️🤔 #airportheory #atlantaairport #challenge

















































