LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve, nuk iu përshtatet të gjithë pensionistëve

Trençevska: Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve, nuk iu përshtatet të gjithë pensionistëve

“Këtë javë pritet të jetë gati raporti i grupit të punës për pensionet. Në masat që do të miratohen nuk parashihet rritje lineare e pensioneve, pasi duhet të mbajmë llogari për stabilitetin e sistemit pensional”.

Këtë e deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, në lidhje me kërkesat e pensionistëve për rritjen e pensioneve. Ajo tha se raporti i grupit të punës do të dorëzohet në Qeveri dhe më pas do të vendoset për masat e ardhshme.


“Në mesin e masave nuk ka rritje lineare të pensioneve, pasi rritja lineare nuk iu përshtatet të gjithë pensionistëve. Me metodologjinë e re, për një vit e gjysmë, pensioni më i ulët është rritur për gati 2.200 denarë”, tha Trençevska.

Ajo shtoi se do të ketë masa për të ardhura shtesë, mbështetje financiare të pensionistëve, me të cilat do të përfshihen pensionistët me të ardhura të ulëta./Telegrafi/