LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Nuk mund të lejohet më që një drejtor të ketë pagë më të lartë se presidenti!

Trençevska: Nuk mund të lejohet më që një drejtor të ketë pagë më të lartë se presidenti!

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, vlerëson se Ligji për sistemin e pagave në sektorin publik nuk është antikushtetuese, ashtu siç pretendon Lidhja e Sinidikatave. Sipas saj, qëllimi I këtij ligji është vendosja e një kufiri të pagës më të lartë në çdo fushë, që të mos jetë e mundur që ajo të rritet, më respektivisht secila pagë duhet të llogaritet në bazë të kompleksitetit të punës.

“Le të vëmë rregull një herë e mirë në sektorin publik. Drejtori i një ndërrmarje nuk mund të marrë pagë më të lartë se presidenti I shtetit, ose drjetori I kompanisë publik të marrë pagë më të lartë se ministri, i cili është përgjegjës në atë fushë”, tha Jovanka Trençevski, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.


Ministrja shtoi se propozim ligji është në versionin fillestar të punës dhe është dorëzuar në ENER në mënyrë që të gjithë të mund ta komentojnë atë. Sipas ministres, është mirë që të gjitha sindikatat, punëdhënsit dhe punëtorët e sektorit publik të mund të japin mendimin e tyre rreth ligjit.

Ndërkohë, që Sindikata e kulturës që nga fillimi i këtij muaji ka reaguar duke thënë se ky projekt ligj është një lloj precedent tipik i diktaturave dhe shteteve hibride, e jo i vendeve të BE-së. Ndërsa sipas Sidnikatës së Pavarur të Arsimit dhe Shkencës, ligji parashikon që paga e punonjësve të sektorit publik të vendoset në Kuvend nga 120 deputetët, si dhe për atë se lartësia e pagës të mund të ulet në periudha të caktuara kohore, përkatësisht nëse organet shtetërore kanë mungesë të parave të mund ta kompensojnë atë duke shkurtuar pagat e punëtorëve.

Në përshkrimin e propozimit të paraqitur nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës thuhet se në legjislacionin e vendit nuk ekziston një sistem i vetëm pagesash për llogaritjen e pagave të punonjësve në institucionet e sektorit publik, përkatësisht nuk ka një metodologji të vetme për llogaritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori