LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Familja e foshnjës që vdiq nga tuberkulozi nuk jeton në kushte të këqija

Trençevska: Familja e foshnjës që vdiq nga tuberkulozi nuk jeton në kushte të këqija

Familja e foshnjës nga Kumanova që ndërroi jetë nga tuberkulozi nuk jeton në kushte të këqija, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ajo shtoi se këtë e kanë konstatuar bashkë me ekipin e ekspertëve nga Qendra për Çështje Sociale nga Kumanova, ku e kanë parë se familja ka kushte higjienike dhe është e siguruar materialisht. Trençevska tha se Avokati i Popullit dhe sektori i shëndetësisë janë duke punuar për këtë rast


“Avokati i Popullit është duke punuar për rastin, të dhënat dhe mendimet e marra në terren nga Qendra për Çështje Sociale do të jenë në dispozicion të Avokatit të Popullit, në mënyrë që ai të konstatojë nëse ka ndonjë problem, dhe sigurisht këtu është edhe sektori i e shëndetësisë, i cila duhet të përcaktojë nëse fëmijës i është ofruar kujdes adekuat shëndetësor”, tha Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.