LAJMI I FUNDIT:

Tregu i përbashkët energjetik, fokus i takimit Lluka – Minxhozi

Tregu i përbashkët energjetik, fokus i takimit Lluka – Minxhozi

Themelimi i tregut të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri është me interes jetik për të dyja vendet, posaçërisht për shkak të nivelit të lartë të komplementaritetit që kanë të dyja sistemet.

Kështu kanë thënë sot gjatë një takimi ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.


Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e dy vendeve në sektorët që janë përgjegjësi e MZHE-së, me theks të veçantë në energjetikë, përkatësisht themelimin e tregut të përbashkët energjetik, për çka janë duke i përgatitur dokumentet e nevojshme, të cilat pritet të finalizohen në takimin e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Me qëllim të funksionalizimit të tij është i domosdoshëm aktivizimi i linjës së interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, e cila po bllokohet nga Serbia.

Për këtë çështje, ministri Lluka kërkoi angazhim dhe lobim më të madh nga Shqipëria që ky problem të tejkalohet sa më shpejt.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi ka rikonfirmuar mbështetjen e Tiranës drejt zhvillimit ekonomik, projektet energjetike ato të fushës së minierave duke qenë se te dyja vendet kanë kapacitete gjeneruese në sektorin energjetik dhe atë minerar.

Ndryshe, ministri Lluka dhe ambasadori Minxhozi, janë pajtuar që së bashku me Qeverinë shqiptare të shtyjnë para agjendën e projekteve të përbashkëta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori