LAJMI I FUNDIT:

Tregu kinez ku shiten haptas jelekët me lëkurë macesh, putra tigrash dhe brirë antilopash (Video)

Tregu kinez ku shiten haptas jelekët me lëkurë macesh, putra tigrash dhe brirë antilopash (Video)

Pamjet e fundit që janë shpërndarë në internet, shfaqin një treg ë Kinë ku jelekët me lëkurë macesh, mund të blihen për më pak se 30 euro.

Nuk është ky i vetmi rast që do tmerronte dashamirësit e kafshëve, pasi aty mund të blihen pa problem edhe putrat e tigrave, brirë të antilopave të rralla, si dhe qen në kafaze, të gatshëm për t’i prerë, transmeton Telegrafi.

Ky treg tradicional ndodhet në Hohhot, që është afro pesë orë udhëtim nga Pekini, dallon shumë prej kryeqytetit kinez përplot me ndërtesa të larta, qendra tregtare dhe makina të sofistikuara.


Për dallim prej të gjithë shtetit, aty nuk ka mace shtëpiake e as endacake, megjithëse ka shumë ushqime të hedhura rrugëve, si dhe mijë të panumërt.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon një prej arsyeve morbide. Pasi macet mbyten dhe rripen, që lëkura tyre të bëhet jelekë, apo të shitet për të marrë ndonjë përfundim tjetër në veshje.

“Lëkurë e vërtetë macesh, mos e prek po që se nuk dëshironi ta blini”, shkruan në njërën prej tavolinave të tregut, që vizitohet shumë pak prej turistëve të huaj.

Organizata PETA ka bërë thirrje që të mbyllet ky treg, por autoritetet kineze nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. /Telegrafi/

https://youtu.be/rOEAPIgI6z8

Në trend Fun

Më shumë

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

Interesante
Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Interesante
Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Interesante
Kalo në kategori