Shqiptarët po e përdorin gjithmonë e më shumë internetin, ndërsa pandemia i shtyu ata të provojnë edhe blerjet online.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për vitin 2021, mbi 1 në 5 persona, apo 21.4% e popullsisë 16-74 vjeç bëri blerje përmes platformave në internet, apo rrjeteve sociale.

Kjo shënon një rritje të lehtës kundrejt 2020-ës dhe dyfishim të tregtisë online krahasuar me nivelet para pandemi.


TREGTIA ONLINE frame 460  1

Shqiptarët shpenzojnë kryesisht për veshje, këpucë dhe aksesorë, por edhe për produkte të tjera si ushqimet në supermarkete, apo produkte të tjera shtëpiake.

Lulëzimi i tregtisë online në Shqipëri shoqërohet edhe me problematikën e informalitetit të lartë. Pasi shumë faqe që ofrojnë produkte janë tërësisht informale, të paregjistruara dhe pa një adresë, çka përbën rrezik për konsumatorët.

E-commerce mbetet industria me potencialin më të lartë në Shqipëri.

Kjo për faktin se ka qenë shumë pak e zhvilluar dhe shqiptarët kanë qenë tradicionale në blerjet e tyre, duke preferuar dyqanet fizike.

Sipas INSTAT, vitin e shkuar vetëm 13.3% e ndërmarrjeve realizuan shitje përmes faqes së internetit, rrjeteve sociale apo aplikacioneve të dedikuara./A2 CNN