LAJMI I FUNDIT:

Tre vite burg për shoferen nga Kumanova e cila goditi për vdekje një 76-vjeçar

Tre vite burg për shoferen nga Kumanova e cila goditi për vdekje një 76-vjeçar

Gordana Filipoviq nga Kumanova u dënua me tre vjet burg për përplasjen e këmbësorit në afërsi të urës “Goce Dellçev” në Shkup, aksident ky që ndodhi pak kohë pasi vajza e saj e vogël adoleshente Jelena Filipoviq gjithashtu vdiq në një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur në vendkalimin para urës “Goce Dellçev”, ndërsa Filipoviq nuk është ndalur në vendkalimin e këmbësorëve ku ka qenë duke ecur këmbësori 76-vjeçar Sllobodan Angelovski.


Vajza e Filipoviqit vdiq më parë në një aksident trafiku në moshën 17 vjeçare, kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një shofer i dehur dhe i droguar.

Gjyqtarja Elena Josifovic sot theksoi se fakti që nuk është ndalur në vendkalimin e këmbësorëve, edhe pse dy vetura tashmë prisnin të kalonte një këmbësor dhe se asaj i ishte ndaluar të drejtonte një automjet në momentin e aksidentit tragjik merret si rrethanë rënduese. Sipas gjykatës, frekuenca e krimeve të tilla ishte një rrethanë rënduese.

Rrethanat lehtësuese për Filipoviqin përfshijnë faktin se ajo nuk ishte dënuar më parë, është një grua relativisht e re e cila ka treguar pendesë të sinqertë. Gjithashtu, gjyqtari konsideroi se si rrethanë lehtësuese ishte fakti që edhe vajza e saj humbi jetën në një aksident trafiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori