LAJMI I FUNDIT:

Tre tërmete të reja në Itali, sizmologët konfirmojnë se mund të zgjatin me javë

Tre tërmete të reja në Itali, sizmologët konfirmojnë se mund të zgjatin me javë

Tre tërmete të reja sot në mëngjes u regjistruan në pjesën qendrore të Italisë, nga të cilët i fundit ishte me intensitet prej 4,2 ballësh, njoftoi Qendra sizmike mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit të fundit ndodhet në 124 kilometra në verilindje të Romës dhe ka qenë me thellësi prej dy kilometrash nën sipërfaqen e tokës.


Sipas sizmologut të njohur italian Xhankula Valensise tërmetet që e kanë goditur pjesën qendrore të Italisë në dy muajt e fundit do të mund të vazhdojnë si efekt domino, kështu që një tronditje e fortë do të mund të pasojë një tjetër përgjatë Sistemit qendror të Apenineve.

Një tërmet me intensitet prej 6,6 ballësh sipas Rihterit, e ka goditur dje këtë rajon, në të cilin më 24 gusht humbën jetën 297 persona gjatë tërmetit me intensitet prej 6,2 ballësh.

Tërmeti i fundit nuk shkaktoi viktima, por ishte më i forti që e ka goditur Italinë nga vitit 1980, një nga vendet sizmikish më aktivë në botë.

Sizmologu në Institutin italian kombëtar për gjeofizikë dhe vullkanologji theksoi se ekziston “lidhshmëri gjeodinamike” midis tërmetit katastrofal në gusht dhe të gjithë tërmeteve të tjera që vijuan.

Valnesise theksoi se tronditjet do të vazhdojnë “të paktën disa javë”, por nuk mund të vlerësohet nëse në këtë periudhë do të ketë ende tërmete të forta.