LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Graubünden të Zvicrës

Tre të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Graubünden të Zvicrës

Tre persona besohet se kanë vdekur në një aksident aeroplani të vogël në Zvicër, të hënën në mbrëmje.

Sipas policisë kantonale të Graubünden, aeroplani ishte duke u kthyer për në Danimarkë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Aeroplani me një motor Extra EA-400 ishte nisur nga fusha ajrore e Samedan në orën 17:20 për në Roskilde, Danimarkë.


Dy minuta më vonë, ai u rrëzua në skajin verior të fshatit La Punt Chamues-ch në një zonë të populluar dhe u dogj plotësisht.

Si pasojë, të tre personat e gjendur në të e pësuan me jetë.

Aeroplani kishte mbërritur nga Danimarka më 13 mars dhe ishte në fluturimin e kthimit.

Identifikimi zyrtar i viktimave është ende në pritje, sipas policisë kantonale të Graubünden.

Por, portali danez “Ekstrabladet” raporton se viktima dyshohet të jenë një çift avokatësh danezë dhe djali i tyre.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës në koordinim me Bordin Zviceran për Hetimin e Sigurisë së Transportit (STSB), zyrën e prokurorit publik të Graubünden, Policinë Kriminale Federale dhe policinë kantonale të Graubünden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vodhi çantën në kafiterinë e Londrës si në skenat e filmave të Hollywood-it, hajnin e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë

Vodhi çantën në kafiterinë e Londrës si në skenat e filmave të Hollywood-it, hajnin e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë

Evropa
Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Evropa
Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja
Polonia dhe vendet e tjera baltike do të tërhiqen nga traktati për ndalimin e minave tokësore

Polonia dhe vendet e tjera baltike do të tërhiqen nga traktati për ndalimin e minave tokësore

Evropa
Dhjetëra deputetë të Parlamentit Evropian bëjnë thirrje për sanksione ndaj Dodikut

Dhjetëra deputetë të Parlamentit Evropian bëjnë thirrje për sanksione ndaj Dodikut

Bosnja
Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Serbia
Kalo në kategori