Policia e Kosovës ka arrestuar tre person në një operacion policor në Prishtinë e Fushë Kosovës, ndërsa kanë gjetur armë, thika e municion.

Operacioni është zhvilluar të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit.


“Prishtinë-Fushë Kosovë 24.09.2025 – 06:00. Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, pajisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/