LAJMI I FUNDIT:

Tre shqiptarë, pjesë e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor në Armeni

Tre shqiptarë, pjesë e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor në Armeni

Republika e Armenisë që këtë vit shënon një date të rëndësishme – atë të 100-vjetorit të formimit të saj – do të festojë edhe përmes artit.

Në kryeqytetin armen, në Jerevan, do të mbahet ekspozita ndërkombëtare e artit bashkëkohor, ku do të ekspozohen veprat e mbi 70 artistëve nga e gjithë bota.


Ekspozita do të zgjasë një muaj, duke filluar nga 25 shtatori e deri më 25 tetor. Në të do të marrin pjesë edhe artistët nga Kosova, si Adrian Paci, Sislej Xhafa dhe Anri Sala. /KosovaLive/