Tre shqiptarë në fushë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Atalanta dhe Napoli duan finalen

Pas finalistes së parë të zbuluar mbrëmjen e djeshme, sot do të mësohet edhe skuadra e dytë që do të luftojë për trofeun e Kupës së Italisë.
Finalja do të zhvillohet me shumë mundësi në stadiumin “San Siro” dhe jo më në “Olimpico” më datë 19 maj.
Përballë njëri-tjetrit në Bergamos sot do të jenë Berat Gjimshiti me dy mbrojtësit e Napolit, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj.
Gjimshiti dhe Hysaj ishin protagonistë edhe një javë më parë, në stadiumin “Diego Maradona”, ndeshje që u mbyll pa gola.
Fituesi i këtij takimi do t’i bashkohet Juventusit në finale.
Atalanta (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Palomino, Djmsiti; Gosens, De Roon, Freuler, Sutalo; Pessina; Muriel, Zapata.
Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Maksimovic, Hysaj; Elmas, Bakayoko, Zielinski; Lozano, Osimhen, Insigne.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































