Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin në rrugën Tetovë - Shkup.

Siç thonë nga SPB, në aksidentin në mes një autobusi dhe një makine kanë ndërruar jetë tre persona.


"Sot (31.07) në orën 15:45, në SPB Tetovë, është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup në kryqëzimin "veri", ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh "Opel Astra" me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.I. (59) nga Tetova dhe një autobusi "Man" me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.D. (62) nga Tetova".

"Në aksident kanë humbë jetën shoferi dhe pasagjerët I.I. (55) dhe Z.M. (71) nga Tetova, ndërsa pasagjeri R.I. nga Tetova ka pësuar lëndime trupore dhe do të mbahet nën vëzhgim në Spitalin Klinik të Tetovës. Është duke u kryer inspektimi në vendngjarje, të cilin po e ndërmarrin Prokurori Publik Kujdestar dhe Ekipi Inspektues nga SPB Tetovë", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/