Tre persona rrahen në një restorant në një fshat të Prishtinës

Policia e Kosovës njofton se është raportuar për një rast të rrahjes në një restorant.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sallabajë në Prishtinë, të dielën në ora 14:20.
“Është raportuar se në një restorant, për shkaqe ende të panjohura ishin rrahur tre të dyshuar meshkuj kosovar, ku si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orës.
Rasti është në hetim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































