LAJMI I FUNDIT:

Tre muaj kohë për përkthimin e kontratës për “Kosovën e Re”

Tre muaj kohë për përkthimin e kontratës për “Kosovën e Re”

Kontrata për Termocentralin “Kosova e Re”, do të përkthehet në gjuhën shqipe, por për shkak ët volumit të madh të saj, nevojiten tre muaj kohë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, pas takimit që ka pasur me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se vonesa e përkthimit të Kontratës për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” është për shkaqe teknike.

“Kontrata i ka 1000 faqe, përkthimi ka filluar por do të zgjasë deri në 3 muaj, përkthimin po e bën zyra jonë për menaxhimin e projektit, nuk besoj që ka një kosto të lartë”, theksoi Lluka.


Kurse kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se vendit i duhet stabilitet politik.

Sipas tij, nënshkrimi i kontratës për Termocentralin “Kosova e Re”, ka rëndësi strategjike për vendin.

“Ajo që e karakterizon këtë kontratë duhet të jetë model edhe për institucionet e tjera, është transparenca. Në këtë drejtim më gëzon faktin që ministri Lluka po e bën një standard të ri që nuk ka qenë në të kaluarën për ekonomi duhet të bëhet më shumë se sa që flitet”, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Ndryshe kontrata në mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ” Contour Global” është nënshkruar më 20 dhjetor 2017. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori