LAJMI I FUNDIT:

Tre mjekë vullnetarë rikthejnë punën e ambulancës së Strazhit të Kaçanikut

Tre mjekë vullnetarë rikthejnë punën e ambulancës së Strazhit të Kaçanikut

Mungesa e personelit shëndetësor ka bërë që ambulanca në fshatin Strazhë të komunës së Kaçanikut t’i ketë dyert e mbyllura tash e disa vite. Por, të paktën të shtunave tash e tutje kjo qendër është funksionalizuar pas punës vullnetare të tre mjekëve të kësaj komune. Institucionet lokale thonë nuk kanë staf për mbulimin e të gjitha fshatrave.

Dera është e mbyllur në ambulancën e fshatit Strazhë të Kaçanikut për më shumë se një dekadë.


Ajo ishte ndërtuar por nuk kishte arritur të punonte më shumë se dy vjet për shkak të mungesës së stafit mjekësorë.

Kjo u ka shkaktuar ndër vite probleme banorëve të cilët për gjithçka është dashur të shkojnë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Sherif Lika, banor i Strazhës ka thënë se ka vështirësi shkuarja deri në Kaçanik.

“Ma herët kemi shkuar në Kaçanik në mungesë të ambulancës. Ne kemi dëshirë të vijmë çdo ditë por ka mungesë të mjekëve. Është problem të shkojmë në Kaçanik pasi është 20 minuta nga këtu”.

Por, gjendja e 300 banorëve të Strazhës,  pritet të ndryshojë së shpejt.

Kjo falë tre mjekëve nga Kaçaniku të cilët kanë vendosur të punojnë vullnetarisht për një vit në këtë zonë.

Dy nga ta të cilët tashmë janë duke punuar në Ferizaj, kanë rrëfyer për televizionin Dukagjini,  se nga iu erdhi ideja që në mënyrë vullnetare që t’i hapin çdo të shtunë dyert e Ambulancës së fshatit.

“Popullata jonë ka nevojë për shërbime të tilla, ne kemi punuar më herët në QKMF-në e Kaçanikut dhe se bashku kemi vendosur që së paku për një vit të dalim vullnetarisht të punojmë në atë fshatë. Ajo pjesë e shoqërisë ka nevojë për një mbështetje shëndetësore, kemi pa mungesën e mjekëve dhe kemi vendosur që të ndihmojmë sado pak atë popullatë”, ka deklaruar mjeku Imri Guri.

Lidhjen me banorët e kësaj zone, mjeku Fadil Gashi e ka që nga koha e luftës.

E duke parë mungesën e stafit, ai thotë se e ka pasur obligim që të rikthehet tek këta banorë.

“E kam ndjerë të nevojshme të kthehem edhe një herë të ata banorë, duke i ditur nevojat e asaj pjese e kemi pa të arsyeshme të ju dalim në ndihmë atyre banorëve sadopak. Është mungesa e mjekëve kështu që ne po tentojmë t’i zbusim sadopak, për një vit do të punojmë vullnetarisht çdo të shtunë”.

Mungesa e stafit, është shkas pse kjo Qendër e re është jashtë funksionit, sipas zyrtarëve komunal.

“Nuk e kem stafin e mjaftueshëm shumë, kemi shumë punë dhe nuk mundemi mi mbulua. Ditëve tjera nuk mundemi më arrit pasi kemi QKMF-të tjera dhe nuk kemi staf të mjaftueshëm më i mbulua të gjitha QKMF-të. Ata kanë shpreh dëshirën vullnetarisht me na ndihmua”.

Tre mjekët në koordinim me Komunën, kanë vendosur që të dalin çdo të shtunë nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në mesditë për të ofruar shërbimet e tyre për banorët e Strazhës së Kaçanikut./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori