LAJMI I FUNDIT:

Trazirat në burgun e Ekuadorit me dhjetëra të vdekur – detaje se si “urdhrat jepen me telefon dhe si bëhet kontrabanda me armë”

Trazirat në burgun e Ekuadorit me dhjetëra të vdekur – detaje se si “urdhrat jepen me telefon dhe si bëhet kontrabanda me armë”

Anëtarët e bandës brenda burgut famëkeq të Ekuadorit, ku 116 vdiqën pasi fraksionet rivale u përfshinë në një luftë ku nuk munguan as granatat dhe armët kanë zbuluar se burgu ishte “një kuti e vogël”.

Sipas tyre, aty gjithçka ishte e gatshme për të shpërthyer pasi kriminelët e mërzitur me arsenale të armëve të kontrabanduara po prisnin vetëm një justifikim “për të bërë të keqen”.

Anëtari i rangut të lartë të Los Tiguerones fajësoi mërzinë për trazirat vdekjeprurëse të burgut të së martës në Burgun Litoral në Guayaquil – kryengritja më e keqe në historinë e Ekuadorit.


“Ne jemi në një siguri maksimale (në burg). Ne nuk kemi komunikim me askënd, nuk kemi as televizor. Ne nuk kemi shumë gjëra. Çfarë bëjmë ne? Keq, vrit, shit drogë dhe shumë gjëra të tjera”.

Ai i tha TC Noticias të mërkurën se banda e tij shpenzon mijëra dollarë për të kontrabanduar armë nga jashtë, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.

“Një armë vlen 2,000 dollarë. Një pushkë vlen 5,000 dollarë”, tha ai.

Një anëtar tjetër i rangut të lartë të Los Tiguerones, i cili ndodh të jetë i lidhur me Kartelin e Jalisco New Generation, i tha TC Noticias se anëtarët rivalë të bandës Los Choneros, të lidhur me Kartelin Sinaloa të Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, ‘janë njerëz të cilët besojnë se janë një Zot i plotfuqishëm që japin urdhër për të vrarë me telefon’.

Zbulimet tronditëse pasuan kryengritjen më vdekjeprurëse të burgjeve në historinë e Ekuadorit e cila ndodhi të martën ndërsa rojet e burgut dhe forcat e sigurisë luftuan për të rimarrë kontrollin e kompleksit të burgjeve Litoral.

Qeveria e Ekuadorit fillimisht tha se të paktën 40 të burgosur ishin vrarë, duke përfshirë gjashtë të cilëve iu pre koka.

Sipas presidentit Guillermo Lasso, rebelimi la 80 të burgosur të tjerë të plagosur ndërsa bandat rivale sulmuan njëri-tjetrin me granata dhe armë zjarri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori