Travis Scott do të bëjë paraqitjen e tij të parë televizive në “Billboard Awards 2022” këtë të diele (15 maj), gjashtë muaj pas tragjedisë së tij të koncertit në Astroworld ku mbetë dhjetë të vdekur.

Reperi 31-vjeçar pritet të performojë në event që do të zhvillohet në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas, Nevada.


Incidenti vdekjeprurës ndodhi gjatë performancës së Scott të vendosur në mbrëmjen e së premtes, 5 nëntor, në qytetin e tij të lindjes, Houston të Teksasit.

57602461 0 image a 36 1652119151986

Ajo shkaktoi probleme të panumërta ligjore për Scott, si dhe reagim të fortë publik për trajtimin e supozuar të tij të incidentit, shkruan DailyMail.

Ai u largua gjithashtu si titullar i “Coachella 2022”, si dhe titullar për festivalin “Day N Vegas” vitin e kaluar.

57602463 0 image a 37 1652119158618

Pasi mbajti një profil relativisht të ulët për gjashtë muaj, Scott u kthye në skenë të shtunën për herë të parë publikisht që nga festivali.

Ai performoi në një klub nate në Miami, për të cilin shprehu emocion në Instagram Story.

Është raportuar se disa fansa kanë paguar deri në 50,000 dollarë (47 mijë euro) për rezervime.

57604575 10798549 image a 15 1652123126073

U njoftua gjithashtu muajin e kaluar se Scott pritet të performojë në festivalin e tij të parë që nga Astroworld në nëntorin e ardhshëm.

Ai do të kryesojë festivalin Primavera Sound nëntorin e ardhshëm dhe do të luajë tre shfaqje, me këngëtaren nga Zelanda e Re, Lorde të planifikuar në formacion përpara tij.

57602007 0 image a 38 1652119164401

Ylli pritet të performojë para turmave më të mëdha se 100,000 persona në festivalin që do të mbahet në Brazil, Kili dhe Argjentinë.

TMZ gjithashtu raporton se Scott pritet të shfaqet në më shumë koncerte gjatë verës së vitit 2022.

57124143 10788045 New gig Travis is now set to headline the Primavera Sound festiv a 7 1651992580942

Ndërsa ai vazhdon të planifikojë rikthimin e tij në karrierë, Scott është gjithashtu i fokusuar në jetën familjare me Kylie Jenner.

Ai dhe 24-vjeçarja mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një djalë, më 2 shkurt 2022.

57468831 0 image a 68 1651796247638

Çifti – të cilët janë në lidhje që nga viti 2017, janë gjithashtu prindër të vajzës Stormi, katër vjeçe. /Telegrafi/