Restaurimet pa kriter i kanë përcjellë objektet e rëndësisë së veçantë në Kosovë të cilat janë shkatërruar ose dëmtuar gjatë kohës së luftës në vend dhe nga pakujdesia që ka mbizotëruar në kaosin e rindërtimeve të pasluftës.
Të dhënat e Ministrisë së Kulturës në Kosovë tregojnë se janë 1,025 monumente të trashëgimisë ndërtimore, përfshirë kulla, shtëpi tradicionale banimi, xhami, tyrbe, teqe, mullinj, etj., që janë shkatërruar ose dëmtuar gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.
Në mesin e objekteve që janë shkatërruar krahasuar me komunat tjera, janë trashëgimia e komunave Pejë, Deçan, Junik dhe Gjakovë.
Rrënojat që mbizotëronin në pjesën historike të qytetit të Gjakovës tashmë u takojnë fotografive të shkrepura në muajt e parë pas përfundimit të luftës, sepse rindërtimi i shpejtë i zhduku gjurmët e krimit që u bë ndaj trashëgimisë.
Në komunën e Gjakovës, përkatësisht në Çarshinë e Madhe, janë djegur 168 shtëpi, 423 dyqane, si dhe 47 objekte kulturore, historike e fetare.
Po ashtu, është djegur në tërësi Çarshia e Gjatë në Pejë dhe shumë objekte të tjera individuale jashtë saj, por edhe shumë objekte të rëndësishme të trashëgimisë historike e kulturore edhe nëpër komuna të tjera.
Edhe në Prizren u dogj ndërtesa në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, por objekti u rindërtua brenda disa muajve, edhe pse dokumentacioni dhe eksponatet e objektit nuk ishte e mundur të zëvendësoheshin.
Sali Shoshi, drejtor i organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, thotë se në vitin 2017, organizata që ai drejton ka dalë në terren dhe ka evidentuar se rreth 1,000 ndërtesa, prej tyre 25 për qind e aseteve arkitektonike që janë në regjistrin e trashëgimisë kulturore, janë në gjendje të rrezikuar.
Katër vjet më pas, Shoshi thotë se ato janë të orientuar në rrënim e jo në skanim të gjendjes.
“E kemi parë që 9 deri 11 për qind e atyre që kanë qenë të rrezikuar janë rrënuar. Llojin nuk e kemi përcaktuar, por ajo që mund të themi është se nuk ka një orientim të institucioneve që me skanu edhe një herë gjendjen, siç duhet”, thotë ai.
Sipas Shoshit, nuk ka kuptim që një aset të futet në listën e monumenteve dhe më pas institucionet nuk merren me të.
“Futja në listë nuk është akti final, është vetëm një hap i parë drejt një procesi të gjatë drejt mbrojtjes dhe kthimit të saj si një resurs i shoqërisë”, thotë ai.
Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka votuar themelimin e Komisionit Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999.
Ky komision do ta ketë për detyrë hartimin e inventarit shtetëror me të gjitha monumentet e shkatërruara gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999.
“Ky është moment i rëndësishëm, pasi zyrtarisht e nisim procesin për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim për shkatërrimin e qindra monumenteve të Kosovës”, ka shkruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkaq Bekim Ramku, arkitekt, propozon që të bëhet një listë e monumenteve të reja dhe që në këtë listë të përfshihet edhe Krusha e Madhe e Rahovecit.
“Gjurmët e krimeve në këtë fshat tashmë pothuaj janë zhdukur dhe sot pamja e fshatit nuk tregon asgjë për atë se çfarë kanë kaluar banorët gjatë periudhës së luftës. Është dashur të jetë një monument i gjallë se çfarë ka ndodhë aty”, thotë ai.
“Mundet me qenë që kurrgjë nuk ka aty si monument fizik, por narrativi është i rëndësishëm”, shton ai.
Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Madhe u masakruan 250 shqiptarë nga focat policore e ushtarake serbe të ndihmuar edhe nga banorët serbë lokalë që përbënin rreth 10% të popullatës.
Humbja e kullave
Kullat, si objekte të trashëgimisë kulturore dhe historike janë në mesin e 1,025 aseteve ndërtimore që janë shkatërruar ose dëmtuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të dhënat nga institucionet tregojnë se vetëm në komunën e Deçanit janë dëmtuar, granatuar e djegur 263 kulla dhe objekte të tjerë të kultit.
“Duke pasur parasysh se kullat kanë qenë të banuara dhe nën mbrojtje, ato kanë qenë kryesisht në vende rurale dhe kanë qenë ndër më të goditurat”, thotë Ramku.
Sipas Sali Shoshit, disa kulla janë rikthyer në funksion kryesisht nga projektet e huaja.
“Disa kulla janë rikthyer, të tjerat nuk ekzistojnë, ngase nuk ka pasur interes për t’i rikthyer”, thotë ai.
Dora e shtetit në rinovimin e aseteve të shkatërruara
Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës, dy qendrat historike: ajo e Pejës e njohur si “Çarshia e Gjatë” dhe qendra historike e Gjakovës e njohur si “Çarshia e Madhe” janë rinovuar në tërësi.
Edhe shtëpia e Lidhjes së Prizrenit u shkatërrua tërësisht nga ushtria serbe në luftën e vitit 1999. Ajo u rindërtua pas luftës, në qershor të vitit 2000 dhe në vitin 2003 u bë ridizajnimi i oborrit të këtij kompleksi historik. Tani, ky kompleks shërben si muze.
Këtu përfshihen dhe monumente të tjera të njohura si: Teqja e Bektashive në Gjakovë, Xhamia e Hadumit, Kulla e Avdulla Pashë Drenit, Xhamia e Deçanit, Mulliri i Shabanajve, Kulla e Demukajve, Kulla e Mushkolajve, Kulla e Kuklecëve, Kulla e Osdautajve, Xhamia e Isniqit, Xhamia e Carrabregut, Kompleksi i Kullave në lagjen Mazrekaj në Dranoc, Shtëpia e Jusuf Gërvallës, Mulliri i Haxhi Zekës, Kulla e Gockajve në Pejë, Kulla e Isa Boletinit, etj.
Sipas Shoshit, pavarësisht rinovimeve të disa objekteve dhe çarshive të djegura në Pejë dhe Gjakovë, ato nuk janë rikthyer në formën si kanë qenë dhe tani “më shumë ngjasojnë në ndërtim të ri”.
“Nuk ka pasur rikontruktim, por rindërtim që nuk i përfill saktësisht dimensionet, materialet, stilet”, tregon ai.
Shoshi thotë se nevojitet një politikë shtetërore që sipas tij, së pari është dashur që të evidentohen ato e më pas t’i orientojnë fondet në drejtim të tyre.
Në anën tjetër, për monumentet që nuk janë kthyer në mënyrën se si kanë qenë, Ministria e Kulturës e hedh fajin te mundësitë e kufizuara buxhetore.
“Për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm për restaurim dhe konservim kemi bërë një përzgjedhje të objekteve më reprezentative. Gjithashtu, disa pronarë të rrezikuar nga ndërtesat-rrënojë kanë ndërhyrë dhe kanë demoluar dhe larguar rrënojat e mbetura të monumenteve”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Kulturës. /Xheneta Murtezaj/
Ky shkrim është produkt i trajnimit online për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e sensibilizuar për konflikte, implementuar nga forumZFD-Programi në Kosovë. Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë përgjegjësi e autores dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e forumZFD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-13-215506-e1739481125833-780x439.png)
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
![Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/PDK-konference-Bedri-Hamza-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
![Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/Hashim-Thaci-780x439.jpg)
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi