LAJMI I FUNDIT:

„Transportuesi“: Arrest shtëpiak për Belovska, u merren pasaportat tre drejtorëve të shkollave

„Transportuesi“: Arrest shtëpiak për Belovska, u merren pasaportat tre drejtorëve të shkollave

Arrest shtëpiak për Belovska, drejtuesen e njërës nga kompanitë transportuese të përfshirë në rastin „Transportuesi“, dhe marrja e pasaportave të tre drejtorëve të shkollave të mesme në Manastir, ky është vendimi që mbrëmë e solli gjykatësi, pas katër orë marrje në pyetje të katër të dyshuarve në rastin „Transportuesi“.  Drejtuesja e braktisi gjykatën me sigurim policor dhe me pranga në duar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria Speciale kërkonte paraburgim për 11 të dyshuar, nga gjithsej 22 persona të përfshirë në këtë lëndë. Por, gjykatësi caktoi vetëm një paraburgim, për bashkëpunëtorin më të afërt të kryetarit të komunës Vladimir Talevski, i cili sipas PSP, derisa ka qenë kryetar i komisionit për prokurime publike, e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.


Mbrëmë avokati i tij bëri ankesë kundër paraburgimit 30 ditësh. Pritet që pas kësaj në afat prej 48 orësh të vendos Këshilli penal. Vendim pritet edhe nga Gjykata penale lidhur me kërkesën për konfiskim të pronës me vlerë të një pjese të të dyshuarve.

Sot në gjykatë duhet të paraqiten edhe tre drejtorë të dyshuar të ndërmarrjeve transportuese të cilët sipas PSP kanë qenë bashkëpjesëmarrës në kriminalin me transportin e nxënësve dhe pagesën e dyfishtë për këtë shërbim, me marrëveshje paraprake me kryetarin e komunës Talevski./Telegrafi/