LAJMI I FUNDIT:

Transparentë “kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë” në Budvë

Transparentë “kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë” në Budvë

Analisti malazez Lubomir Filipoviq përmes një postimi në llogarinë e tij në X, ka bërë të ditur se derisa ishte duke shkuar për në vendlindjen e tij – Budvë, ka hasur në një transparent gjigant të flamurit të Serbisë me mbishkrimin “kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai theksoi se tash e dy muaj janë duke qëndruar mbi 30 transparente të tilla me thirrje nacionaliste në vendlindjen e tij, transmeton Telegrafi.


Në këto transparente sipas tij shkruan, “se malazezët nuk ekzistojnë si komb i veçantë”, dhe se deri më tani dhjetëra sosh janë vendosur në qytetin e tij të lindjes.

Gjithashtu ka postuar një video të banerit me mbishkrimin “kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”, duke i mbështetur me fakte pretendimet e tij lidhur me këta banerë. /Telegrafi/