LAJMI I FUNDIT:

Transmetuesi i Twitch, Kai Cenat thyen rekordin e abonentëve

Transmetuesi i Twitch, Kai Cenat thyen rekordin e abonentëve

Kai Cenat ka thyer rekordin për numrin më të madh të abonentëve në profilin e tij në Twitch.

Transmetuesi amerikan 21 vjeçar ka mbledhur 300 mijë abonentë në shërbimin e transmetimit që është nën pronësinë e Amazon, pas një përpjekjeje njëmujore për të rritur abonimet.


Maratona ose ndryshe “subathon-i” e cila filloi nga 1 shkurti – bëri që Cenat të transmetonte 24 orë në ditë, gjatë të cilave transmetime ai bisedonte me shikuesit, luante dhe intervistonte të ftuarit e tij, e gjithashtu edhe flinte pa lëvizur nga vendi, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

“YouTube-ri” i famshëm të enjten edhe zyrtarisht e tejkaloi mbajtësin e rekordit të kaluar, Ludwig Ahgren.

Twitch është një platformë e transmetimit të drejtpërdrejtë, ku përdoruesit zakonisht luajnë video lojëra përderisa bisedojnë me shikuesit e videove.

Ludwig e kishte mbajtur rekordin për më së shumti abonentë në Twitch, i cili e arriti shifrën e lartë prej 283 mijë shikuesve gjatë një transmetimi të vazhdueshëm në prillin e vitit 2021.

Dy vjet më vonë, Cenat theu rekordin e Ludwig me maratonën e tij të abonimit – ose ndryshe “subathon” – një transmetim i cili ka një kohëmatës numërimi mbrapsht koha e të cilit zgjatet sa herë që dikush abonohet në kanal. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori