Është e mundur që një imazh i projektuar në një ekran të prodhojë një ngarkesë emocionale më shumë se fjalët? Sipas një studimi të fundit të publikuar në Frontiers in Psychology, përgjigjja është po.
“Donim të krahasonim dy lloje stimujsh emocionalë që personat ndeshin në jetë: fjalët dhe imazhin”, shpjegon Piotr Winkielman, udhëheqës i këtij studimi në një komunikatë. “Gjithashtu provuam nëse ka rëndësi nëse këta stimuj prezantohen shkurtimisht apo për një periudhë më të gjatë kohe.”
Ekipi i Winkielmanit i kërkoi një grupi studentësh që të klasifikonin objekte, fytyra dhe fjalë në një kompjuter. Ndërkohë që tregonin një seri imazhesh emocionalisht neutrale me shpejtësi, kërkuesit futën imazhe blic të fytyrave dhe fjalë që ishin negative ose pozitive. Pas kësaj detyre, kërkuesit u ofruan nga një pije dhe i lejuan të pinin gjithçka që donin. Lidhjen mes emocioneve dhe ankthit për të pirë e përcaktoi Winkielmanin në një studim të realizuar me vullnetarë të etur dhe të ekspozuar ndaj stimujve të ndryshëm.
Në eksperimentin e parë krahasoi efektin e fjalëve emocionuese si panda për pozitive dhe thikë për negative me shprehjet e fytyrës së lumtur dhe të mërzitur. Në eksperimentin e dytë krahasoi efektin e fjalëve emocionuese me imazhet e objekteve me ngarkesë emocionale si një armë zjarri. Rezultatet treguan që pjesëmarrësit pinin më shumë kur shihnin fytyra të lumtura sesa kur shihnin fytyra të mërzitura dhe e njëjta gjë me objektet pozitive dhe negative. Përkundrazi, fjalët pozitive nuk rrisnin konsumimin e pijes.
“Zbuluam se imazhet e objekteve alteronin sasinë e pirjes së pjesëmarrësve”, shtoi Winkielman-i. “Pak ndodhte me fjalët, të cilat nuk kishin fuqi mbi ata vetë që i kishin klasifikuar si emocionuese.”
Imazhet që shfaqeshin pothuaj pak, 10 milisekonda kishin të njëjtin efekt si imazhet e dukshme gjatë 200 milisekondave. Hapi tjetër i këtij ekipi do të jetë të verifikojë se pse imzhet emocionuese janë më të fuqishme sesa fjalët emocionuese.
Hipoteza është se imazhet me ngarkesë emocionale mund të na flasin më drejtpërdrejt se fjalët, se fjalët mund të marrin nuanca dhe të jenë ambige dhe mund të kërkojnë më shumë reflektim para se të na prekin. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës