Armando Broja ka filluar të lë gjurmë ngadalë, por sigurt tek skuadra angleze Southampton.

Sulmuesi shqiptar u huazua te Southampton nga Chelsea, teksa vetëm javën e kaluar e nisi nga minuta e parë ndeshjen në Ligën Premier, ku edhe shënoi në fitoren 1-0 ndaj Leedsit.


Ditën e sotme, Southampton do të përballet me Burnleyn, teksa Broja mund ta nis përsëri ndeshjen nga fillimi.

BROJA 1 1

Për ecurinë e futbollistit shqiptar ka folur edhe trajneri i skuadrës angleze, Ralph Hasenhuttl, duke e vlerësuar lartë paraqitjen e tij.

Trajneri austriak tha se shansi që ju dha Brojës, shqiptari e kapi me dy duart duke shënuar gol.

“Armando ka treguar se ka disa armë të cilat unë mund t’i përdor", tha fillimisht Hasenhuttl.

Broja 1 1

"Për shkak të dëmtimit të Adams, iu dha shansi që të niste nga fillimi sfidën dhe mendoj që ai e kapi këtë shans me të dyja duart, kështu që le të shohim ndeshjen e sotme”, deklaroi trajneri austriak.

Broja ka shënuar një gol në elitën e futbollit anglez, teksa dy të tjerë në kuadër të EFL Cup. /Telegrafi/

telegrafi sport app