Shkëndija shkruan tjetër faqe në historinë e saj evropiane pasi për herë të parë arrin të prek raundin e tretë të eliminatoreve të Ligën e Kampionëve.

Goli i Besart Ibraimit në takimin e parë në Shkup u tregua i mjaftueshëm që kuqezinjtë të eliminojnë kampionin e Moldavisë, Sheriff Tiraspolin me djemtë e trajnerit Osmani që fitoren 1-0  në takimin e kthimit e mbrojtën me sukses duke barazuar pa gola në Moldavi.


I kënaqur me kualifikimin shefi i bankinës kuqezi para mediave uroi futbollistët për performansën, ndërsa shtoi se eliminimi i një skuadre cilësore si Sheriff Tiraspoli rrit vetëbesimin e futbollistëve për të ardhmen.

34399516724 99f583598b c Osmani (Foto: Shkëndija)

“Uroj lojtarët e mi për paraqitjen dhe angazhimin që dhanë. Edhe pse u orientuam më shumë në defanzivë besoj se Shkëndija sot e meritoi kualifikimin në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”.

38071428 1874054892617058 1396062949012930560 o Festa pas ndeshjes (Foto: Shkëndija)

“Kishim përballë rival shumë cilësorë dhe gëzimi ynë është edhe më i madh për faktin që eliminuam një skuadër si që është Sheriff Tiraspoli”.

“Kjo bën që vetvetiu te të gjithë ne, por posaçërisht te futbollistët të rritet vetëbesimi”, deklaroi mes tjerash shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas përballjes me Sheriff Tiraspolin. /Telegrafi/

telegrafi sport app