LAJMI I FUNDIT:

Trajneri kroat thotë se e ka analizuar Kosovën

Trajneri kroat thotë se e ka analizuar Kosovën

Kosova dhe Kroacia do të takohen nesër në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.

Para sfidës së vështirë ka folur për mediat kroate trajneri Ante Çaçiç, i cili ka pohuar se Kroacia është më e fortë dhe se kualiteti është në anën e tyre.

Torcida kroate planifikon ndërprerjen e ndeshjes Kosova-Kroacia! (Foto)
Lexo po ashtu Torcida kroate planifikon ndërprerjen e ndeshjes Kosova-Kroacia! (Foto)

Kroati më tutje pohon se e ka analizuar një ndeshje të Kosovës dhe se e di si luajnë futbollistët kosovarë, transmeton Telegrafi.


“Ata do të bëjnë gjithçka, nuk kanë çfarë të humbin, nëse mund të them kështu, por ekipi ynë është më i fortë, me më shumë përvojë. Unë besoj se do të bëjmë gjithçka për të luajmë mirë dhe për të marrë rezultatin që kërkojmë”.

“Kosovën e kam parë në vetëm një ndeshje. Kroacia në secilën ndeshjen duhet të jetë e vendosur për të treguar cilësitë në fushë”, deklaroi Ante Çaçiç, shkruan 24sata.hr.

Kujtojmë se nesër me fillim në ora 20:45 këto dy skuadra do të takohen në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. /Telegrafi/

Sa kushtojnë futbollistët e Kosovës dhe ata të Kroacisë? (Foto)
Lexo po ashtu Sa kushtojnë futbollistët e Kosovës dhe ata të Kroacisë? (Foto)