Trajneri i Turqisë s’i ndalë lotët pas fitores ndaj Greqisë: Me ndihmën e Zotit do të kthehemi me medaljen e artë

Trajneri i Turqisë Ergin Ataman nuk ka mundur t’i ndalë lotët pas fitores së hatashme ndaj Greqisë, për t’u kualifikuar në finalen e Eurobasket 2025.
Turqia ishte plotësisht dominuese ndaj Greqisë, të cilën e mposhti me rezultat 68:94 (16:26, 15:23, 20:23, 17:22).
E pas fitores, “arkitekti” i këtij suksesi mes shumë emocioneve deklaroi se synimi tani është vetëm medalja e artë.
“Zëri im ka shkuar, i tërë zëri im. Le të jetë kjo fitore historike si dhuratë për tërë shtetin tonë. Erdhëm këtu për të synuar vetëm një medalje, por tani situata ka ndryshuar”.
“Jam tepër i emocionuar tani. Ka mbetur vetëm edhe një ndeshje. Ne do të rikthehemi me medaljen e artë. Do të jemi kampion, me ndihmën e Zotit”, deklaroi ai mes lotëve.
🇹🇷 Ergin Ataman'dan duygusal konuşma...
Ergin Ataman: "Bu şanlı galibiyet, tüm ülkemize armağan olsun! Biz tatmin olmuyoruz! Yunanistan'ı böyle yenip finale çıkmaktan da tatmin olmuyoruz! Burada şampiyon olacağız inşallah..." pic.twitter.com/q8JVWbQ5H8
— Forza Cimbom (@forzacimbomtr) September 12, 2025
Finalja e madhe ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/



















































