LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Grasshopersit përjashton tre shqiptarë nga skuadra, Ajeti, Tarashaj dhe Asllani e pësojnë

Trajneri i Grasshopersit përjashton tre shqiptarë nga skuadra, Ajeti, Tarashaj dhe Asllani e pësojnë

Tomislav Stipic që është trajneri ri te Grasshopersit në Zvicër, por ka marr një vendim, i cili i ka prekur edhe tre shqiptarët Arlind Ajeti, Shani Tarashaj dhe Mersim Asllani.  

Ai i kishte vetëm dy ndeshje si trajner para se të fillonin ndeshjet e kombëtareve, ku përgjatë kësaj pauze, ka punuar me skuadrën, dhe ka marrë disa vendime drastike.

Stipic nuk llogarit më tek shqiptarët Arlind Ajeti, Shani Tarashaj dhe Mersim Asllani.


https://www.instagram.com/p/BtEbJycFmem/

Nga ku vendim kanë pësuar edhe Raphael Holzhauser, Nikola Gjorgjev dhe Julien Ngoy.

Shumica prej këtyre lojtarëve ishin me kombëtaret e tyre në grumbullime.

Ata do të jenë vetëm në ekipin e dytë, pasi mesa duket nuk kanë përmbushur pritshmëritë e trajnerit.

Faqja e parë e Blick

“Ata nuk ishin me ne në Itali. Ata nuk janë më në ekip. Nuk ka kthim mbrapa”, ka thënë trajneri Stipic. /Telegrafi/