Grenlanda është përjashtuar nga anëtarësimi në CONCACAF, duke i mohuar mundësinë për të marrë pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Edhe pse është politikisht pjesë e Evropës, ajo nuk mund të anëtarësohet në UEFA dhe për këtë kërkoi pranim në CONCACAF – por aplikimi u refuzua unanimisht nga të gjithë 41 anëtarët e organizatës në një takim në Miami.


Trajneri i Grenlandës, Morten Rutkjaer, reagoi ashpër: “Tani nuk mund të luajmë asnjë ndeshje zyrtare. Është turp për të rinjtë tanë që nuk kanë për çfarë të ëndërrojnë”.

Ai u shpreh i zhgënjyer që nuk morën as ndonjë udhëzim se çfarë duhet përmirësuar për të fituar anëtarësimin.

Ndërkohë, kryetari i federatës, Kenneth Kleist, tha se Grenlanda kishte përgatitur një strategji të plotë për zhvillimin e futbollit, por kërkesa u refuzua me vetëm 10 rreshta pa shpjegim. Ai kërkon takim sqarues me CONCACAF.

Rutkjaer shtoi se organizata u kërkoi të mos flisnin me median për aplikimin, duke i detyruar të qëndronin të heshtur gjatë procesit – një kërkesë që, sipas tij, ishte “tronditëse”.

telegrafi sport app