Xherdan Shaqiri shpreson që të bëhet trajner, pasi ta përfundojë karrierën si futbollist.

Së paku kështu ka lënë të kuptohet futbollisti shqiptar përmes një fotografie që e ka publikuar në rrjetet sociale.


Ai shfaqet në një ‘pozë trajneri’ me gishtin të drejtuar sikur ta urdhëronte dikë.

“Trajner i ardhshëm”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Sidoqoftë, futbollisti i Stoke Cityt është vetëm 24 vjeç dhe ka shumë vite karrierë përpara se të vendosë për të drejtuar ndonjë skuadër. /Telegrafi/

telegrafi sport app