“Kohët e fundit, Aleksandar Vuçiq nuk i kontrollon më reagimet e tij dhe më percepton si dikush që e kërcënon me një lloj rreziku”.
Kështu ka thënë Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, për mediumin serb Danas, përcjell Telegrafi.
Deklarata e saj vjen në ditën kur ajo është mbajtur për orë të tëra në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdar.
“Meqë po angazhon kaq shumë policë dhe pjesëtarë të BIA-s, me siguri është në panik. Fatmirësisht nuk emocionohem dhe i duroj me qetësi gjithçka. Pres të shoh se sa do të zgjasë maltretimi ndaj meje”, citohet të ketë thënë më tej Trajkoviq.
Ajo shprehet se pas një pritjeje kaq të gjatë, shëndeti i saj tashmë po përkeqësohet dhe së shpejti do t’i vijë insulina që përdor.
E pyetur nëse arsyeja për gjithçka ishte “hakmarrja” e Serbisë ndaj palës kosovare që arrestoi dy serbë, ish-pjesëtarë të policisë, ajo u përgjigj se kjo nuk ka lidhje me këtë.
“Jo. Nuk ka lidhje. Dje, kur po hyja në Kosovë, më mbajtën katër orë. Kur po kthehesha, policia ia mori dokumentet shoferit, djalit tim dhe mua dhe i mbajti katër orë e pesëmbëdhjetë minuta. Kur i paralajmërova se shkelin ligjin dhe e mbanin dokumentin më shumë se katër orë, ata reaguan mjaft profesionalisht. Por më pas shfaqet një djalë i ri i cili thotë se është nga BIA dhe refuzon të identifikohet duke thënë se është nga BIA dhe se është një shërbim që nuk zbulon identitetin e njerëzve të saj. Kur i kërkova të më thotë se çfarë dëshiron nga unë, ai u përgjigj se pret udhëzime të mëtejshme nga Beogradi”.
E pyetur se cilët do të jenë hapat e saj të ardhshëm dhe nëse do të padisë shtetin e Serbisë, policinë dhe BIA-n, ajo përgjigjet se fillimisht do të përgatitet për lavdinë të hënën dhe më pas do të merret me problemet familjare.
“Do të kthehem në Kosovë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Më duhet të marr një apartament të ri sepse pronari është kërcënuar se jetoj te ai. Dhe ndërkohë, do të bëj çmos për të siguruar një qëndrim të sigurt. Hapa të tjerë do të ndërmerren me rekomandimin e zyrës së avokatisë”, ka përfunduar Trajkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker