LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Me ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme, shkurtohen kompetencat e ministrit të MPB-së

Trajanov: Me ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme, shkurtohen kompetencat e ministrit të MPB-së

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve ”META”, lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, i cili ka qenë ministër i punëve të brendshme, thotë se me ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme, qeveria tenton t’ia lidh duart ministrit të ri të MPB-së, që mund të emërohet para zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, qëllimi kryesor është shkurtimi i kompetencave të ministrit, që me ndryshimet e ligjit, nuk do të ketë të drejtën e emërimit të sekretarit shtetëror në ministri. Ligji i tanishëm i jep ministrit të drejtën e emërimit të sekretarit, nga radhët e personave udhëheqës në MPB.


Trajanov thotë se edhe me ndryshimet e Ligjit për polici, që para disa ditësh ishte në rend dite në kuvend, kompetencat mbi punën e një pjese të policisë kalojnë në Byronë për Siguri Publike (BSP), edhe pse deri tani, kompetencat ishin nën Shërbimet Qendrore Policore (SHQP), kryesuesi i të cilës emërohet nga ministri i punëve të brendshme./Telegrafi/